AKTUALE

Mickoski e Mexhiti në Stamboll te Erdogani, ja çfarë dhurate pritet t’i japin presidentit të Turqisë

Banner

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti të sot udhëtojnë për në Stamboll, ku do të takohen me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Me këtë siç bëhet e ditur, konfirmohet edhe partneriteti strategjik me Turqinë.
Kryeministri do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.

TV21 mëson se delegacioni qeveritar ka përgatitur një dhuratë për presidentin Erdogan, një pikturë nga Xhamia e Larme në Tetovë, vend ky ku presidenti Erdogan kishte qëndruar një periudhë të jetës së tij. Erdogan e ka vizituar shpesh këtë objekt fetar në Tetovë.

Related posts

Shkupi ka harxhuar 10 milionë denarë kompensim për kafshimet e qenve endacakë

admin

“Zoti ka dashur që ne të jetojmë në shtet të përbashkët”, krerët fetarë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan deklaratë për ruajtjen e bashkëjetesës

Gjyla Halili

TALAT I. XHAFERI KRYEMINISTRI HISTORIK I POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili