AKTUALE

Mickoski: Dënoj thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike në ndeshjen e basketbollit

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai tha se i dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike, duke bërë apel që çdo tifogrup të mbështet ekipin e vet në mënyrën e duhur

“Organizatorët e ndeshjes Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës dënuan thirrjet ksenofobike. Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo tifogrup që të mbështesin në mënyrën e duhur ekipet e tyre. Kjo është që e mbështet qeveria, ndërsa e gjithë tjetra do të jetë objekt i hetimeve”.

“Dënoj thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disave në ndeshjen Maqedoni – Rumani, thirrje që nuk mori mbështetjen e të pranishmëve tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, tifozët maqedonas në një ndeshje basketbolli në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë bënë thirrje anti-shqiptare.

Banner

Related posts

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

Gjyla Halili

Kurti: Pikat e përbashkëta kufitare janë më shumë se infrastrukturë kufitare

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari në konferencën rajonale “Avansimi i barazisë gjinore në parlamente”

admin