AKTUALE

Mickoski: BDI le t’i rikthehet agjendës së gjelbër, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja

I pyetur për qëndrimet e BDI-së, se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po degradohet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se integristët po bëjnë politikë të ndarje, përcjell TV21. Mickoski tha se i sugjeron BDI-së që t’i rikthehet agjendës së gjelbër.
“Sa më shumë funksionarë të BDI-së kapen në krim, deri sa i kanë kryer funksionet e tyre në të kaluarën, aq më shumë të do ashpërsohet kjo retorikë, sepse frika është e madhe. Unë do t’u bëja thirrje që të rikthehen në ato platforma, në atë agjendën e gjelbër që e kanë promovuar para disa viteve kur vraponin në Vodno të Shkupit, ndoshta gjatë vrapimit do t’u kthjellet mendja dhe do të japin ndonjë ide kualitative”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Banner

Related posts

Murati thumbon BDI-në: Duke pritur të piqen kushtet, na u kalbën dëshirat..Duke pritur ndryshime na IKËN njerëzit..! Reagon edhe ish-luftëtari i UÇK-së

Gjyla Halili

MPJ do të kërkojë shpjegim nga ambasadori bullgar për veprimin e Radevit

Gjyla Halili

Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

Gjyla Halili