AKTUALE

Luan Veliu nga Sllupçani: “Liria ka emër”

Nga Slupçani, atdhetari dhe veprimtari i shquar Luan Veliu ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për lirinë, sakrificën e Dëshmorëve dhe qëndrimin kundër çdo padrejtësie.

Duke iu referuar atmosferës dhe pjesëmarrjes në protestën e organizuar në Sllupçan për lirimin e krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtsisht në Hagë, Veliu tha se zëri i pjesëmarrësve jehoi fuqishëm, i frymëzuar nga kujtimi i të rënëve dhe sakrifica e tyre.

“Aty ku thirrja ishte më e fortë, zëri i pjesëmarrësve, i frymëzuar nga era e barotit dhe nga dridhja e tokës nën hapat e Dëshmorëve, jehuan fuqishëm dhe i dhanë JO-në e madhe çdo padrejtësie”, shkroi Veliu.

Në mesazhin e tij, ai u ndal edhe te figurat që i cilëson si udhëheqës, shpëtimtarë dhe liriprurës, duke theksuar se ata, sipas tij, nderohen dhe lartësohen nga populli.

“Udhëheqësit, shpëtimtarët dhe liriprurësit, populli i vet nuk i gjykon, ai i nderon dhe i lartëson!”, thuhet në mesazhin e Veliut.

Ai e përmbylli deklaratën me mesazhin: “Liria ka emër!”

Ja postimi plotë:

SLUPÇAN!
Aty ku thirrja ishte më e fortë, zëri i pjesëmarrësve, i frymëzuar nga era e barotit dhe nga dridhja e tokës nën hapat e Dëshmorëve, jehuan fuqishëm dhe i dhanë JO-në e madhe çdo padrejtësie.

Udhëheqësit, shpëtimtarët dhe liriprurësit, populli i vet nuk i gjykon, ai i nderon dhe i lartëson!
Liria ka emër!

Banner

Related posts

Bdi reagon ndaj manipulimeve të koalicionit VLEN mbi çështjen e gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Presidentja Davkova: Pashkët le të na sjellin ngushëllim, urtësi dhe humanizëm

Gjyla Halili

“Wolf Kickboxing & MMA hap dyert për anëtarë të rinj”: “ Këtu fillon rrugëtimi yt në sportet luftarake”

Gjyla Halili