AKTUALE

BE thërret Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Banner

Bashkimi Evropian (BE) pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos bëjnë asnjë veprim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionin urgjentisht.

“Jemi në dijeni për arrestimin e policëve të Kosovës nga autoritetet serbe. Jemi në kontakt me të dyja palët dhe me KFOR-in për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Pra, kjo është ajo që është shumë e rëndësishme të kemi në tavolinë, sqarimi i asaj që ndodhi dhe si ndodhi, dhe deri atëherë, ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve të mos bëjnë asgjë, asnjë veprim apo reagim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar, dhe përsërisim thirrjen tonë për të dyja palët për të ulur tensionin shpejt, urgjentisht dhe në mënyrë kuptimplotë”, tha ai.

Stano ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar për javën e ardhshme në Bruksel.

Related posts

Faton Ahmeti iftarë me KV “Shipkovicë”, “Bozovcë”, “Veshallë”, “Brodec”, “Rasadishtë”, “Gajre” dhe “Lisec” në Malësinë e Tetovës

Gjyla Halili

Shkolla shqipe në Michigan  organizon veprimtari solemne për Kryengritjen e Malësisë

Gjyla Halili

Osmani takoi homologun e saj kroat, temë diskutimi edhe situata në veri

admin

Leave a Comment