AKTUALE

Mexhiti: Një miliard euro investime për komunat shqiptare

Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarët e komunave, sot pata një takim të rëndësishëm pune me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Diskutuam për një sërë projektesh që po realizohen në këtë komunë për përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe për ato që do t’i zhvillojmë në bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria do të mbështesin tre projekte kapitale në Gostivar dhe rrethinë:
Projekti i kanalizimit fekal nga Blloku 2, i cili do të ketë një ndikim të madh në një pjesë të rëndësishme të qytetit.
Një projekt për vazhdimin e kanalizimit në fshatin më të madh të Maqedonisë, Çegran, me një vlerë prej 1.3 milionë euro.
Më e rëndësishmja, kjo qeveri po ndërmerr hapa konkretë drejt decentralizimit, duke ndarë 1 miliard euro gjatë katër viteve të ardhshme për projektet komunale. Çdo komunë do të marrë pjesën e saj të financimit, bazuar në numrin e banorëve dhe nevojat specifike, për të realizuar projekte që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Banner

Related posts

Kryeministri Xhaferi pjesëmarrës në Konferencën e 60-të të Munihut për siguri

Gjyla Halili

Këngëtari Vlladimir Bllazhev që performonte në diskotekën në Koçan, ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Gjyla Halili

ALI AHMETI KA MBIJETUAR NË KATËR ATENTATE

Gjyla Halili