AKTUALE

Mexhiti: Me zemër të thyer u njoftova me lajmin për vdekjen e bacit Haxhi Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babain e ish-presidentit Hashim Thaçit.

“Me zemër të thyer u njoftova me lajmin për vdekjen e bacit Haxhi Thaçi”, tha Mexhiti.

Ai i shprehu ngushëllime familjes Thaçi.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Hashim Thaçin dhe familjen Thaçi në këtë ditë të kobshme”, theksoi ai.

Haxhi Thaçi vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Ai ishte shtrirë disa herë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Banner

Related posts

Debat publik për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare

Gjyla Halili

Paralajmërohet rikthimi i tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike

admin

Filipçe: Nuk po përgatitemi më për zgjedhje, por për ta rikthyer pushtetin në duart e qytetarëve

Gjyla Halili