AKTUALE

Durmishi flet për tragjedinë në Koçani: Fajtorët kanë emër dhe mbiemër

Banner

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar tragjedinë e fundit në Koçani, duke theksuar se fajtorët për ngjarjen do të identifikohen dhe dënimi i tyre do të vijë në përputhje me ligjin. Ai shtoi se ky incident, që ka tronditur shtetin, do të hetohet me kujdes dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin.

Fajtorët kanë emër dhe mbiemër, dhe sigurisht personat përgjegjës do të dënohen konform ligjit. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të lejojmë që ngjarje të tilla të përsëriten, si ato të kaluara, ku humbën jetë njerëzish dhe askush nuk dha llogari”, shkroi Durmishi.

Ministri theksoi se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të bashkëpunuar me Prokurorinë, që të sigurohet se çdo person që ka shkelur ligjin dhe ka vënë interesat personale mbi sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

“Përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre. Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Nuk do të ketë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin”, përfundoi Durmishi.

Related posts

Arajdini nga PDE porosi politikanëve: Mos i shihni romët si çmimore, me urimet e sonte vetëm i lodhni ata

Gjyla Halili

Propozimi në Gjermani: Emigrantët të dëbohen në kufi

Gjyla Halili

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Gjyla Halili