AKTUALE

Dorëhiqet Berat Lena – iu kërkua të ndërpresë kontratën për të punësuarit shqiptar!

QENDRA E DIALIZËS STRUGË

Vetëm katër javë pas emërimit në postin e drejtorit në spitalin e dializës në Strugë nga ana e ministrit Arben Taravari, doktori Berat Lena u tërhoq nga kjo pozitë për shkak të sic thotë presionit dhe kërkesave të numrit një të ministrisë për largimin nga puna e të punsuarve shqiptarë me kontrat.

”Duheshte të ndodhte takim protokollar që të takohemi bashkë nuk ndodhi,nuk u bë për shkak të agjendës së Ministrit që duheshte të shkonte edhe në Manastir ne u takuam në darkë dhe në darkë grupi kordinator bashkë me Ministrin insistonin të shkarkohen këta persona dhe pyetja ime ishte shumë konkrete, zotërinjë në atë grup ka edhe maqedon, çfarë do bëjmë me maqedonët tha nuk më interesonë për ato tha ato le të rinjë shqiptarët duhet të shkarkohen. Edhe thash në atë moment Ministër jep urdhër për shkarkimin tim se dora ime nuk firmosë për shkarkimin e atyre njerëzve” – tha Berat Lena, mjek.

Deri në këtë moment nuk kemi arritur të marim përgjigje nga ministri Taravari rreth akuzave të dr Lenës sa i përket presioneve për përjashtimin e të punësuarve shqiptar nga qendra e dijalizës në Strugë.

Ndryshe kontratat e të punësurave shqiptarë në këtë qendër shëndetësore kanë qenë valide deri më 31 dhejtor të vitit 2024. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Kocevski: Prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet

Gjyla Halili

“Ne jemi këtu! SHBA-ja nuk po largohet”, ambasadorja Aggeler flet për pezullimin e USAID

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nga Sellca: Më 19 Tetor e kthejmë dinjitetin, e sjellim fitoren e madhe për Tetovën

Gjyla Halili