AKTUALE

Mexhiti: Do të fillojë faza e dytë për ndërtimin e qarkores së Tetovës, do të ndërtohet qarkorja e Svillares! Do të zgjerohet rruga Kondovë-Radushë-Jegunoc

Banner

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një shkrimi ka njoftuar se cilat projekte përfshihen me ndryshimet e planit vjetor për ndërtim, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore, që tashmë u miratuan nga qeveria, përcjell TV21.

“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, ka shkruar Mexhiti./tv21.tv

Related posts

Kontrolli në banesat e ish-gruas dhe partneres, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO: Të shpallet i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm

admin

Agron Dedivanaj:5 minuta kohë dhe numrin 5,dëshmon ekzitencën tënde

admin

Blerant Ramadani në Radushë: Kërkoj ide që nesër t’i kthej në vepra

Gjyla Halili