AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Sot, më 28.05.2026 (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, si dhe përgjegjësi i Bibliotekës së Medresesë “Isa Beu”, prof. Blendi Imeri, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Shtetërore të Republikës së Kroacisë.

Delegacioni u mirëprit nga ambasadorja e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional.

Në këtë ngjarje solemne mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova, së bashku me personalitete të jetës politike, diplomatike, fetare dhe kulturore.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve dhe shteteve mike.

Banner

Related posts

VLEN: BDI po kandidon për president “Pacientin”, funksionarin e vetëm shqiptar me lëndë në Prokurorinë Speciale

Gjyla Halili

Farumi Shqiptarë:Veprat flasin vet,rruga Tuz-Hot me standarde europiane

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili