AKTUALE

Mësimdhënësit do bëjnë kujdestari në shkolla

Në vend të nxënësve, në korridoret dhe oborret e shkollave do të vendosen mësimdhënës në detyrë, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

“Njoftoj se MASH u ka dërguar një shkresë të gjitha shkollave dhe komunave, me të cilën obligohen që të rikthehet praktika që ekzistonte në të kaluarën – gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësimdhënës në detyrë, në vend të nxënësve në detyrë.”

Ajo vlerëson se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve dhe sjelljes së papërshtatshme të nxënësve.

“Edhe një herë theksoj se për një ballafaqim më efikas me dhunën mes bashkëmoshatarëve është e domosdoshme mbështetja e të gjithë faktorëve shoqërorë, ndërsa më e rëndësishmja është familja, prindërit dhe kujdestarët.”

Banner

Related posts

Qoku: Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Mehmedi për Taravaristët: Aleancën se deshtën, pushtetit s’ja ditën rendin, më 8 maj do t’ua tregojmë vendin!

Gjyla Halili

OSMANI: Nuk e ndërtojmë interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës

Gjyla Halili