AKTUALE

Mendi Qyra: Duhet t’i bindim qytetarët me rroge të mirë, se edhe ktu mund të fitohet si në Gjermani dhe Zvicër

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe biznesmeni, Mendi Qyra në emisionin Klan Debat ka theksuar se Qeveria, kompanitë, Sindikatat, universitetet, mediat, gjithë bashkë duhet të kontribojnë bashkë për rritje të rrogave që të bindet qytetari i vendit tonë se edhe këtu jetohet.

“Pra mos të lakmojnë në vendet Evropiane, si Gjermania e Zvicra. Edhe ju mediat dhe portalet një lajm të del se në Gjermani kërkohet punëtor menjëher e bëjni të madhe, pra duhet të rritet paga që të bindet edhe qytetari i thjeshtë se edhe në Maqedoni fitohet si në Gjermani”, theksoi Qyra.

Sipas tij, paga minimale duhet të rritet 500 euro por të ulen kontributet.

“Paga minimale duhet të rritet 500 euro por kontributet të ulen që të jetë më leht edhe për kompanitë por edhe punëtorët. Sepse Maqedonia e Veriut ka kontributet më të larta në rajon për rrogë 1000 euro paguhet 52% kontribute” – tha Qyra.

Banner

Related posts

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

Gjyla Halili

Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, Tearcës dhe Strumicës, mes komunave që nuk përfitojn grant nga Qeveria

Gjyla Halili

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë reformën zgjedhore, zgjedhjen e Qeverisë me Badenter, një njësi dhe lista të hapura

Gjyla Halili