Lajme

Lika dhe Memishi marrin pjesë në përkujtimin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve Bedri Alimi e Rametulla Ameti

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Hazbi Lika, morën pjesë në manifestimin jubilar të organizuar në Neproshten, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti.

Manifestimi u zhvillua në Parkun e Dëshmorëve, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vlerësua sakrifica e dëshmorëve për lirinë, ndërsa të pranishmit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për idealin kombëtar.

Banner

Related posts

Safet dhe Behar Bajri denoncojnë në SPAK Neomalësoren

Admin2

Peter Magyar i vendos ultimatum presidentit të jap dorëheqje

Admin2

Ali Ahmeti nga Çashka: Më të konsoliduar se kurrë, vazhdojmë të bashkuar në shërbim të qytetarëve

Admin2