AKTUALE

“MEDRESEJA ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE NË TETOVË SHËNOI FESTAT E NËNTORIT

Sot me 27.11.2024 “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, me një program fetaro-kulturor shënoi festat e Nëntorit.

Medresantet kanë një traditë të pasur të organizimit të programeve përkujtimore për festat kombëtare dhe historike. Për datat 22 dhe 28 Nëntor, aktivitetet zakonisht përfshijnë dy ngjarje të rëndësishme: 22 Nëntori: Përkujtimi i Ditës së Alfabetit Shqip, që shënon Kongresin e Manastirit (1908), një ngjarje themelore në unifikimin e gjuhës shqipe. Dhe 28 Nëntori: Festimi i Ditës së Pavarësisë, ngritja e flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë në vitin 1912.

Programi ishte i pasur me ashere, poezi dhe ligjëratë e nxënëseve për rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe historinë e kombit tonë.

Në këtë manifestim mori pjesë Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili, Drejtori gjeneral i Medresesë “Isa Beu” Dr. Islam Islami dhe sekretari Prof. Avni Neziri.

Banner

Related posts

DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

Lloga: Taravari nuk ka paguar qiranë dhe faturat e selisë së ASH-së! Taravari: Deri në qershor ua kam paguar, tani ata funksionojnë si OJQ

Gjyla Halili