AKTUALE

Drejtori i FBI-së Kash Patel sapo paralajmëroi arrestimin e Jack Smith

Drejtori i ri i FBI-së, Kash Patel, ka dhënë një deklaratë të ashpër duke sinjalizuar se drejtësia amerikane po lëviz me shpejtësi ndaj atyre që dyshohen se kanë abuzuar me pushtetin në hetimet e politizuara duke vendos foton e Jack Smith në postim.

Në një postim në platformën X, Patel shkroi:

“Kjo FBI nuk do të hezitojë të sjellë para drejtësisë ata që kanë shkelur besimin e publikut amerikan në një hetim të politizuar që nuk duhej të kishte filluar kurrë.”

Deklarata e Patel vjen vetëm pak orë pasi u raportua se një ish-prokuror i Departamentit të Drejtësisë DOJ, i cili ka punuar drejtpërdrejt me Jack Smith, është akuzuar zyrtarisht për vjedhje të dokumenteve konfidenciale.

Sipas burimeve të Fox News, ish-prokurorja Carmen Mercedes Lineberger akuzohet se ka vjedhur një raport të pa publikuar të hetimit të Jack Smith-it. Ky zhvillim konsiderohet si goditje e rëndë ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili udhëhoqi hetimet kundër ish-Presidentit Donald Trump/Gazzetta Journal/

Banner

Related posts

Mbi 7milionë euro për zhvillimin e Gucisë, Gjeloshaj: Vazhdojmë edhe më fuqishëm me punë dhe vepra konkrete në dobi të popullit tonë!

Gjyla Halili

Çka të (mos)hani kur është nxehtë

admin

Ekskluzive / Zhurnal sjell detaje ekskluzive nga takimi i mbrëmshëm mes Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit

admin