AKTUALE

Mexhiti në takim me sovranin: Do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve

Udhëheqësi i fraksionit në kuadër të BDI-së, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ka filluar me takime me qytetarët në Tetovë me bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë.

Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve, ka shkruar Mexhiti.

Postimi i tij:

Sonte e nisëm me një iftar me bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë në Tetovë, duke vazhduar në Zhelinë për të dëgjuar dhe bashkëbiseduar me sovranin, atë që jep dhe merr mandat.
Ashtu siç bëmë me dije ditën e shtunë, ne tashmë do të funksionojmë si fraksion në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim, e rrjedhimisht do të kemi qëndrim politik për të gjitha temat që e tangojnë opinionin e gjërë publik.
Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim për të dëgjuar hallin e qytetarëve.

Banner

Related posts

Deri më tani në KSHZ janë dërguar 1300 aplikacione elektronike nga diaspora për votim në zgjedhje

Gjyla Halili

Kandidatura e mundshme për president, Dehari: Më gëzon mbështetja e ushtarëve të UÇK-së, personalisht nuk më pëlqejnë misionet e pamundura

Gjyla Halili

Lajme të këqija për maqedonasit me pasaporta bullgare

Gjyla Halili

Leave a Comment