AKTUALE

Me sukses përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve në Denizli – Ansambli “Ibe Palikuqi” përfaqësoi Maqedoninë e Veriut me dinjitet

Me një pjesëmarrje të denjë dhe performanca të jashtëzakonshme, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Denizli të Turqisë, që u mbajt nga data 18 deri më 24 prill 2025.

Në mesin e 12 shteteve pjesëmarrëse, grupi i fëmijëve nga ansambli “Ibe Palikuqi” u dallua për profesionalizëm dhe përfaqësim dinjitoz të vlerave kulturore shqiptare. Performancat e tyre tërhoqën vëmendjen e publikut dhe të organizatorëve, duke shërbyer si shembull i lartë i mënyrës se si duhet të përfaqësohet një grup artistik në arenën ndërkombëtare.

Për shtatë ditë radhazi, qyteti i Denizlit përjetoi magjinë e valleve shqiptare, të interpretuara me përkushtim nga fëmijët e ansamblit, duke sjellë emocion dhe atmosferë festive për publikun vendas dhe të huaj.

“Ibe Palikuqi” vazhdon të jetë një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke u shndërruar tashmë në një brend të mirëfilltë kulturor, që me dinjitet promovon trashëgiminë tonë në skenën ndërkombëtare.

Ansambli falënderon të gjithë përkrahësit dhe njofton se së shpejti do të vijë me një risi të re kulturore.

Ngelemi pranë jush, të dashur miq!” – thuhet në fund të njoftimit nga “Ibe Palikuqi – Akademi dhe Shkollë e Kulturës Shqiptare”.

Banner

Related posts

Pendarovski shpalli një kandidaturë qytetare për mandatin e dytë presidencial, pret edhe LSDM-ja ta formalizojë mbështetjen e saj

Gjyla Halili

Diaspora Shqiptare në Illinois takim  me Zëvendës Shefen e Misionit të SHBA për të Drejtat dhe Zhvillimin në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Përbërja e KSHZ-së / Abdush Demiri kaloi filtrin e Komisionit Parlamentar

Gjyla Halili