AKTUALE

REKTORI FETAJI PRITI NË NJË TAKIM PUNE PROF.DR. NAIM KRYEZIUN NGA UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Shkup, 09.05.2025 – Sot, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rektori Prof.dr. Bekim Fetaji priti në një takim pune Prof.dr. Naim Kryeziun nga Universiteti i Prishtinës.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimet akademike, projektet e përbashkëta kërkimore dhe promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe shkencore në hapësirën shqipfolëse.

Rektori Fetaji, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, dhe Prof.dr. Izer Maksuti, shprehën falënderim për vizitën dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Prof.dr. Kryeziut në ndërlidhjen akademike mes institucioneve arsimore të larta.

Në këtë kontekst, u vlerësua lartë edhe promovimi i librit më të ri të Prof.dr. Naim Kryeziut, i cili përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e përkthimit dhe pasurimit të fondit letrar dhe filozofik në gjuhën shqipe.

Nga ana e tij, Prof.dr. Naim Kryeziu përgëzoi rektorin Fetaji për detyrën e tij si udhëheqës i Universitetit “Nënë Tereza” dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, në funksion të përbashkët të zhvillimit të arsimit dhe shkencës.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE kundër akuzave të Taravarit: Ai në Qeveri nuk ka folur asnjëherë për çështjet kyçe të shqiptarëve

Gjyla Halili

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Gjyla Halili

Deklaratë e Katër Shoqatave shqiptare në Shba, mbi Letrën e Hapur për Forcimin e Angazhimit të SHBA-së dhe Perëndimit në Ballkan

Gjyla Halili