BOTA

Koreja e Veriut simulon një ‘sulm me armë taktike bërthamore’

Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulmi nga ana e saj, me armë taktike bërthamore, që përfshinte dy raketa me vetëdrejtim me rreze të gjatë veprimi, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të “paralajmërojnë armiqtë” se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore.

KCNA bëri të ditur se stërvitja u krye me sukses të shtunën, kur dy raketat që mbanin koka false bërthamore, u qëlluan drejt ujërave perëndimorë të Gadishullit Korean.

Pheniani tha gjithashtu se do të forconte masat parandaluese kundër çdo veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Por ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimi për sukses gjatë kësaj stërvitjeje mund të ishte një ekzagjerim pasi “jo të gjitha (raketat) ia dolën mbanë”, njoftoi ‘Yonhap News’ e Seulit, duke cituar një zyrtar të lartë të zyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Prova e fundit me raketa u krye dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët vjetore mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Koreja e Veriut ka kritikuar marrëveshjen e arritur në një takim të nivelit të lartë muajin e kaluar mes Seulit dhe Uashingtonit për përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./ VOA


Top Channel

Banner

Related posts

Zhduket turistja gjatë zhytjes turistike në Detin e Kuq, bashkëshorti del pa ndjenja në sipërfaqe në Egjipt (fotot)

admin

Zjarret pyjore në Havai, 53 persona humbin jetën

admin

“Shi” raketash në portet ukrainase! Ukraina vuri anije në gatishmëri, Rusia hakmerret

admin

Leave a Comment