AKTUALE

Masat ndaj Kosovës, reagon Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit nga ana e Bashkimit Evropian për hyrjen në fuqi të masave të vendosura ndaj Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ShBA-së, e dëshmojnë se sa e rrezikshme është gjendja.

“I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”.
Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie”.

Banner

Related posts

Jajaga Mickoskit për “kapjen për veshi”: Kryeministri të zgjidhë problemin, përndryshe respekti është i ndërsjellë

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski me orët 60.000 euro nuk mund ta kuptojë se çfarë është një shportë sindikale për një jetë të dinjitetshme

Gjyla Halili

Taravari prezantoi edhe një prurje të re në ASH

Gjyla Halili

Leave a Comment