AKTUALE

Masar Omeragiq u zgjodh unanimisht kryetar i FFM-së deri në vitin 2029

Masar Omeragiq ishte kandidati i vetëm dhe u zgjodh njëzëri dhe me aklamacion nga organi më i lartë i FFM-së, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, shkruan TV21. Federata e Futbollit të Maqedonisë sot e mbajti Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të rregullt. Të pranishëm në Kuvend ishin 65 nga gjithsej 66 delegatë.

Në fjalimin e tij, Omeragiq mes tjerash tha:

“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për problemet e së kaluarës – por për të parë përpara, drejt një vizioni dhe strategjie të re për futbollin maqedonas. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka për obligim të vendosë një drejtim të qartë, të krijojë një sistem që do të garantojë zhvillim afatgjatë dhe do të kthejë besimin tek të gjithë ata që janë pjesë e këtij sporti. Vizioni ynë është i qartë: Futboll maqedonas i fortë, i organizuar dhe konkurrues në të gjitha nivelet”, ka deklaruar mes tjerash Omeragiq.

Banner

Related posts

Plani për reformat e gjyqësorit/ Një përgjigje ndaj rekomandimeve nga Brukseli?

Gjyla Halili

Plenkoviq: Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian, tani është koha të bëhen veprimet e duhura

admin

“Po ndërtojmë unazën e kombit”, Grubi: Tiranë-Shkup-Prishtinë lidhen me autostradë

admin