Më 13 Gusht 2001 u arrit Marrëveshja Historike e Ohrit!
Marrveshja e Ohërit, buron 100% nga lufta e armatosur heroike, titanike dhe historika e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Marrëveshja e Paqësore e Ohrit lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe zanafilla e sajë në embrion është Komunikata nr. 6 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Marrëveshja e Ohrit për herë të parë u ideua nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Udhëheqësi i popullit Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti dhe u hartua nga eksperti i SHBA-së , Prof. Dr. Paul Williams!
Për Marrëveshjen e Ohrit pati një unitet të fuqishëm të Fuqive të Mëdha!
Kjo Marrveshje paqesore historike, si asnjë tjetër për në hapsirat e ish-Jugosllavisë, u mbeshtet fuqishem nga faktori politik botëror i udhëhequr nga SHBA, me në krye diplomatin e madh, Ambasadorin Legjendar James W. Pardew!
Duke qenë se kishte përkrahje të fuqishme të faktorit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, u bë e mundur ndalja e luftës së armatosur dhe arritja e paqes dhe vendosja e demokracisë euroatlantike në Maqedoninë e Veriut!
Marrveshja e Ohrit, në historinë e Maqedonisë së Veriut, ishte goditja në shenjë nga të gjithë aktorët dhe faktorët relevant, duke u nisur nga Ai që e finansoi, nga hartuesi profesionalist, pastaj të atyre që kontribuan në arritjen dhe zbatimin e saj, por edhe u dëshmua se ishte më e mira dhe më e sukseshmja!
Lufta heroike dhe mbinjerëzore e luftëtarëve, ushtarëve dhe komndantëve sypatrembur e të komanduar me trimëri e guxim nga Kryekomandanti Ali Ahmeti dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u bënë njëra nga bazat e fuqishme jo vetëm të Marrveshjes së Ohrit, por edhe të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, në BE dhe mekanizma të tjerë relevnt strategjik euroatlantik!
Prandaj me plotë të drejtë mund të thuhet se Marrveshja Paqësore e Ohrit, lindi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, kurse zanafillën e lindjes e ka në Komunikatën nr. 6 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Gusht 2026!
