BOTA

Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”

Komisionari i Bashkimit Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis, e ka konsideruar marrëdhënien tregtare të bllokut evropian me Kinën si “shumë të pabalancuar”, mirëpo e ka bërë me dije se BE-ja nuk dëshiron t’i shkëpusë lidhjet me këtë fuqi aziatike.

Ai i ka bërë këto deklarata në një vizitë katërditore në Kinë.

Ai ka thënë të shtunën në Shangai se deficiti tregtar i bllokut shkon në deri 400 miliardë euro brenda vitit.

Dombrovskis e ka mbrojtur qëndrimin e BE-së për ta minimizuar varësinë strategjike ndaj Kinës.

“Mirëpo, më lejoni ta theksoj se ulja e varësisë nuk nënkupton shkëputje. BE-ja nuk ka synime të ketë shkëputje me Kinën”, ka thënë ai.

Komisionari i BE-së pritet të takohet të hënën në Pekin me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, ku pritet të ketë diskutime për disa hetime të BE-së lidhur me mbështetjen e ofruar kineze për prodhim të disa makinave elektrike.

BE-ja e akuzon Kinën se është duke e ulur çmimin e këtyre makinave përmes subvencioneve të mëdha, dhe në këtë mënyrë është duke e krijuar një treg të padrejtë.

Pekini, në anën tjetër, e kritikon BE-në për shkelje të rregullave ekonomike tregtare.


Top Channel

Banner

Related posts

Kryministri armen: Mbështetja vetëm te Rusia për siguri, “gabim strategjik”

admin

Katër të arrestuar në Spanjë për sabotim me vaj në rrugë, të garës kombëtare të çiklizmit (fotot)

admin

Zyrtarë të ushtrisë afrikane: Presidenti i rrëzuar është në arrest shtëpiak

admin

Leave a Comment