BOTA

Helmohen 17 ushtarë rusë në Mariupol, autorë dyshohen aktivistët pro-ukrainas

Aktivistët pro-ukrainas kanë helmuar oficerët rusë në Mariupolin e pushtuar, sipas një zyrtari lokal. 

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut ukrainas të qytetit, tha se 17 ushtarë rusë ishin dërguar në spital në gjendje të rëndë, me dy të vrarë deri më tani.

Helmimet besohet se kanë qenë nga cianidi dhe pesticidet e fshehura në ushqim dhe mund të jenë vepër e të ashtuquajturit Grupi Y i lëvizjes së rezistencës pro-Ukrainase të Mariupolit.

Andryushchenko shtoi se ushtarët u helmuan “në masë” në një bazë ushtarake ruse në qytet, teksa festonin Ditën e Marinës së Rusisë të dielën.


Top Channel

Banner

Related posts

Spanja dhe Maroku nënshkruajnë 20 marrëveshje për rritjen e besimit të ndërsjellë

admin

Vriten gjashtë persona në Athinë, dyshohet se janë shqiptarë! Ngjarja, për larje hesapesh

admin

Nga Evropa në SHBA, temperaturat ekstreme përfshijnë edhe Japoninë

admin

Leave a Comment