AKTUALE

Mark Gjonaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Engel: Ishte mik i madh i shqiptarëve

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, atdhetari Mark Gjonaj, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të palëkundur të komunitetit shqiptar.

Në reagimin e tij, Gjonaj theksoi se Engel ishte një shërbyes i përkushtuar publik dhe një zë i fuqishëm për paqen, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut në Kongresin amerikan.
“Ai ishte një mik i vërtetë dhe një mbështetës i palodhur i shqiptarëve. Kontributi i tij për çështjen shqiptare do të mbetet i paharruar,” thuhet në mesazhin e Gjonajt.

Gjonaj shtoi se Engel do të kujtohet gjithmonë si një figurë që qëndroi pranë shqiptarëve në momentet më të rëndësishme historike.

Në fund, ai i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe vlerësoi lart trashëgiminë që Engel la pas.

Ja postimi i plotë:

I pikëlluar thellë nga ndarja nga jeta e Kongresmenit Eliot Engel. Ai ishte një mik i vërtetë, një shërbyes i palodhur publik, një mbështetës i palëkundur i komunitetit shqiptar dhe një zë i fuqishëm për paqen, drejtësinë dhe të drejtat në Kongres.
Prehu në paqe, Kongresmen Engel. Trashëgimia jote do të jetojë përjetësisht 🙏

Banner

Related posts

Bëmat e veta, VMRO-ja i kërkon te të tjerët!

admin

BE-ja thirrje për certifikim të shpejtë të rezultateve nga raundi i parë

Gjyla Halili

Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”

Gjyla Halili