AKTUALE

Durmishi: Kufijtë që ndanin, sot lidhin – shqiptarët kalojnë lirshëm në ‘One Stop Shop’

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka shpallur zyrtarisht hyrjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” në dy pikat kufitare më të rëndësishme me Kosovën.

“Kufijtë që për vite na lodhën me pritje dhe burokraci, sot po kthehen në ura që lidhin shqiptarët. Një ndalesë, një kontroll – më shumë lehtësi, më shumë dinjitet,” tha ministri, duke theksuar se kjo është pjesë e ndryshimit të premtuar nga VLEN.

Durmishi theksoi se kjo është vetëm një nga hapat që po ndërmerren për t’i dhënë fund pengesave të panevojshme për shqiptarët që kalojnë kufirin çdo ditë – sepse VLEN jo vetëm premton, por vepron.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi në vizitë tek shtabi në Xhepçisht: Më 19 tetor, e kthejmë dinjitetin për Tetovën!

Gjyla Halili

MPB: 188 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Gjyla Halili

Osmani në syfyr bashkë me aktivistët e BDI-së nga Dega e Shuto Orizarës

Gjyla Halili