AKTUALE

Lindon Gjelaj pret në takim Tahir Shabanin, në fokus bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovimi i Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka pritur sot në takim z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, si dhe mundësitë për promovimin e Komunës së Tuzit në platforma ndërkombëtare.

Një temë e veçantë e bisedës ishte edhe ftesa për pjesëmarrje në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, i cili do të mbahet më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë.

Pjesëmarrja në këtë forum paraqet një mundësi të rëndësishme për Komunën e Tuzit që të prezantojë potencialet dhe përvojat e saj, të krijojë kontakte të reja me përfaqësues të komunave dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe të identifikojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim.

Takimi u fokusua në nevojën për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfshirjen më aktive të Tuzit në rrjete dhe iniciativa ndërkombëtare, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e komunës.

Ja postimi plotë:

🇦🇱 Sot prita në takim z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë.

Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, projekte të përbashkëta dhe promovimin e Komunës së Tuzit në platforma ndërkombëtare. Temë e veçantë ishte edhe ftesa për pjesëmarrje në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë.

Banner

Related posts

Deputetja Ajdari: Besëlidhja, fuqizim i rrolit historik në jetën politike shqiptare

Gjyla Halili

10 VITE NGA VIZITA PAS AKSIDENTIT, TE UDHËHEQËSI I POPULLIT, ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR ALI AHMETI

Gjyla Halili

VLEN: 5 ditë deri në Kongresin e bashkimit: Ata ndanin, VLEN bashkon

Gjyla Halili