AKTUALESPORT

Man City i ‘huazon’ trofetë e tripletës në klubin e njohur spanjoll

Është e dokumentuar mirë se Girona, e cila aktualisht po kalon një sezon tepër mbresëlënës, është pjesë e City Group, i cili drejtohet nga kampionët në fuqi të Ligës Premier dhe Evropës, Manchester City.

Cityzens kanë huazuar disa lojtarë në ekipin katalanas gjatë viteve të fundit, dhe tani, ata kanë vendosur të fillojnë të huazojnë edhe trofe.

Siç u njoftua nga Girona të enjten, trofetë e Cityt nga sezoni 2022/23 ku fituan tripletën (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve) do të shfaqen gjatë fundjavës.

Së pari, të shtunën në dyqanin e klubit La Rambla, dhe më pas të hënën, në Fan Zone para ndeshjes së tyre në La Liga me Rayo Vallecanon.

Banner

Related posts

ShBA dalin me qëndrim rreth pjesëmarrjes së Rusisë në Olimpiadë

admin

Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta: Kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar…

admin

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Çair

Gjyla Halili