AKTUALE

Lulzim Basha përkujton martirët e 2 prillit: Shkodra atë ditë nuk u gjunjëzua, Shqipëria atë ditë u ngrit!

Sot përkujtojmë me nderim dhe dhimbje katër të rinjtë e rënë në Shkodër më 2 prill 1991, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, që u vranë nga regjimi komunist, sepse guxuan t’i thonë diktaturës se koha e saj kishte marrë fund.

Ato të shtëna nuk ishin thjesht krim, ishin përpëlitjet e fundit të një regjimi në agoni përballë një populli që kishte zgjedhur lirinë dhe Perëndimin.

Shkodra atë ditë nuk u gjunjëzua, Shqipëria atë ditë u ngrit!

2 Prilli nuk është vetëm një plagë e padrejtësisë, por edhe një kujtesë e përhershme se liria dhe demokracia nuk falen, ato fitohen me qëndresë dhe guxim.

Sot, kjo përpjekje vazhdon. Dhe në çdo hap që hedhim për ndryshim, në çdo betejë që bëjmë për drejtësi, liri dhe dinjitet, kemi në zemër sakrificën e tyre.

Lavdi përjetë martirëve të 2 Prillit!

🇦🇱 Nderim Shkodrës që nuk u përkul kurrë!

Banner

Related posts

Çfarë e bën një produkt të shëndetshëm?

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike: Qeveritarët rrisin rrogat e veta në mbi 2.000 euro, për qytetarët vetëm 2.000 denarë

admin

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Gjyla Halili