Traditat e Malësisë, mikpritja dhe respekti për kojshijtë vazhdojnë të mbeten vlera të rëndësishme që i karakterizojnë banorët e Sërmnovës. Këto zakone, të ruajtura brez pas brezi, nuk janë vetëm pjesë e trashëgimisë kulturore, por edhe një shprehje e lidhjes së fortë mes njerëzve dhe komunitetit.
Në këtë frymë, investitori sërmnovar „Sërmnova 2“ ka treguar kujdes edhe për adetet dhe traditat e bukura të mikpritjes, duke dëshmuar se zhvillimi dhe investimet mund të ecin krah për krah me ruajtjen e vlerave tradicionale.
Një rol të rëndësishëm në këtë nismë kanë edhe vëllezërit Beshiri, të cilët qëndrojnë pranë iniciativave në shërbim të rrethit të tyre, por edhe të komunitetit më të gjerë.
Kjo nismë përcjell një mesazh të qartë: traditat janë ura që lidhin njerëzit, ndërsa solidariteti është forca që i bashkon dhe i çon përpara.
Ja postimi plotë:
Një Sërmnovë e re, në zemër të Gostivarit!
Malësia dhe malësorët kanë tradita e zakone të veçanta, të cilat i ruajnë me krenari në familje, në lagje e në katund.
Prandaj, investitori sërmnovar „Sërmnova 2“ ka menduar edhe për adetet – traditat e bukura të mikpritjes e të respektit ndaj kojshive, që vazhdojnë të ruhen e të kultivohen.
Vëllezërit Beshiri, krah i fortë i çdo nisme, në dobi të rrethit të ngushtë, por edhe të atij më të gjerë!
Sepse traditat na bashkojnë, ndërsa solidariteti na çon përpara!
Sërmnovë, 22.10.2026


