Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, ka riafirmuar përkushtimin e këtij subjekti politik ndaj procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ajdari ka theksuar se angazhimi për avancimin e integrimit evropian do të vazhdojë me përgjegjësi të plotë, duke nënvizuar se orientimi proevropian mbetet një nga përcaktimet kryesore të Frontit Evropian.
“Impenjimi ynë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian vazhdon me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. Si Front Evropian, mbetemi të palëkundur në orientimin tonë proevropian dhe në angazhimin për avancimin e procesit të integrimit”, thuhet në deklaratën e saj.
Përmes këtij qëndrimi, Rina Ajdari ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për procesin e integrimit evropian të vendit.
Ja postimi plotë:
Impenjimi ynë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian vazhdon me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. Si Front Evropian, mbetemi të palëkundur në orientimin tonë proevropian dhe në angazhimin për avancimin e procesit të integrimit.
