AKTUALE

LSDM: Qeveria nuk i do kompanitë vendore, në buxhetin për vitin 2025 ua ka shkurtuar mjetet financiare

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit, në propozim-buxhetin për vitin 2025, ka reduktuar paratë për mbështetjen e kompanive vendore nga 340 në vetëm 220 milionë denarë.

Nga LSDM thonë se janë rritur paratë për përkrahjen e kompanive të huaja.

“Kjo politikë e neglizhimit të kompanive vendore dhe favorizimit të atyre të huaja i vë punëtorët e RMV-së në pozitë të varur, sjell pabarazi ekonomike dhe paga të ulëta”.

“Për kompanitë që punësojnë 80% të të gjithë të punësuarve në shtet, qeveria e Mickoskit parashikon më pak para, ndërsa ato që nxjerrin fitimin jashtë më shumë. Kjo nuk është një qasje e drejtë ndaj kompanive vendase dhe punëtorëve në këto kompani”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Azgan Haklaj: Të nderohen me urdhra të lartë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Gjyla Halili

Talat Xhaferi lartëson Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike

Gjyla Halili

VETERANËT E SHQIPËRISË LETËR PËR KOSOVËN FEDERATËS INTERNACIONALE TË REZISTENCËS

admin