AKTUALE

Dehari pas kthimit nga Zvicra: Kthehem me zemrën plot mirënjohje

Pas takimeve me mërgimtarët në Zvicër, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka theksuar se kthehet në vendlindje me zemrën plot mirënjohje.

Bashkë, me mbështetjen tuaj dhe përkushtimin tonë, do të realizojmë projekte që pasqyrojnë vlerat dhe aspiratat e qytetarëve tanë. Kërçova meriton të shkëlqejë si një shembull i zhvillimit, bashkimit dhe përparimit, ka shkruar Dehari.

Postimi i plotë:

Kthehem në Kërçovë,
I mbushur me dashuri dhe respekt nga pritja e ngrohtë e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, kthehem në vendlindje me zemrën plot mirënjohje.
Faleminderit nga zemra kryetarit të Shoqatës Kërçova, z. Resul Mehmedi, dhe çdo anëtari të saj që nga themelimi. Kontributi juaj është një shembull frymëzues për të gjithë ne.
Mërgata jonë ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e çdo procesi kombëtar, kulturor dhe ekonomik. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm, dhe ne do të punojmë gjithmonë për të forcuar këtë lidhje.
Zotohemi që, me përkushtimin dhe dashurinë më të madhe ndaj jush, do ta ndërtojmë Kërçovën edhe më mirë, edhe më bukur, ashtu siç e meritoni ju.
Bashkë, me mbështetjen tuaj dhe përkushtimin tonë, do të realizojmë projekte që pasqyrojnë vlerat dhe aspiratat e qytetarëve tanë. Kërçova meriton të shkëlqejë si një shembull i zhvillimit, bashkimit dhe përparimit!
Vetëm me punë Ju dua!
Të fala.

Banner

Related posts

Zülfikar Zeynula zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike Turke (TDP) 25 maj 2025 – Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

LSDM: Ministrat e VMRO-DPMNE-së kanë harxhuar 30 mijë euro për ushqime luksoze për vetëm 4 muaj

Gjyla Halili

Osmani në Nju Jork: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut dhe takimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

admin