AKTUALE

LSDM akuzon Toshkovskin se i dha tender 4 milionë eurosh një kompanie me 2 të punësuar

LSDM sot ka akuzuar ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski se u ka dhënë tenderë në shuma të mëdha të parave kompanive të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret bazë. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se kontrata me vlerë në miliona u janë dhënë kompanive pa asnjë kapacitet, pa asnjë përvojë të mëparshme relevante dhe madje pa asnjë histori të prokurimit publik. Ajo theksoi se disa prej atyre kompanive janë hapur 20 ditë para shpalljes së tenderit.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Kompania “Le Brand Design” nga Manastiri, një studio mode me të ardhura mesatare vjetore prej mezi 20,000 eurosh dhe vetëm 2 të punësuar, ka fituar një tender prej mbi 2 milionë eurosh për qepjen e uniformave speciale të policisë. Deri dje 2 punonjës qepnin fustane, sot këta 2 punonjës duhet të bëjnë veshje për njësitë speciale. Kush është naiv këtu? Kompania “Pamitex Team” është regjistruar vetëm 20 ditë para shpalljes së tenderit, pa faqe interneti, pa histori prokurimi, pa transparencë. Ja se si një kompani fiton një tender prej 1,710,000 eurosh”.

Kuzeska thotë se LSDM kërkon procedurë urgjente nga Zyra e Prokurorit Publik për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, manipulim të tenderëve dhe pastrim të mundshëm parash. “LSDM kërkon anulim të tenderit skandaloz, hapjen e një procedure të re, transparente dhe me kritere objektive. Ky është korrupsion sistematik që duhet të hetohet plotësisht. Qytetarët nuk meritojnë krim, por drejtësi”, tha Kuzeska./Shenja

Banner

Related posts

Transparenca jo sllogan politik, por detyrim/ Bajram Rexhepi: Tetovarët kanë të drejtë të dinë ku shkojn paratë e tyre

Gjyla Halili

Ali Ahmeti takon bashkatdhetarët në Trento të Italisë, viziton familjen Selmani

Gjyla Halili

Një tjetër kryebashkiak i PS në telashe/ Artur Bushi 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, pyetet nga hetuesit e BKH për një…

admin