AKTUALE

LSDM: Pasi u ngritën fillimisht, qeveria ngriu çmimet, ky është manipulim i ri

Nga LSDM thonë se vendimi i fundit i Qeverisë për të kufizuar margjinat është vonuar, i pjesshëm dhe ka mangësi thelbësore për shkak të të cilave qytetarët nuk do të ndjejnë efekte.

„Ngrirja e çmimeve me nivelin e çmimeve nga 1 shkurti nuk është zgjidhje për shtrenjtësinë, sepse të dhënat nga Instituti Shtetëror i Statistikave tregojnë se tashmë në janar ka pasur rritje të çmimeve. Kjo do të thotë se Qeveria i ngriu çmimet pasi ato ishin rritur, që përbën një manipulim të ri.

Qeveria duhej të kthehej disa muaj mbrapa dhe si pikë reference të merrte ato çmime, dhe jo këto çmime të rritura.

Për më tepër, në vend që të kufizohej margjina vetëm për 102 grupe produkte, duhej të përfshiheshin të gjitha 238 grupet e produkteve.

Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE, përveç se është e paaftë të përballet me sfidat ekonomike, po tregohet si shërbëtore e interesave të mëdha të biznesit, në vend që të luftojë për mirëqenien e qytetarëve.

LSDM ka zgjidhje konkrete ligjore për stabilizimin e çmimeve dhe uljen e faturave për energjinë elektrike, të cilat tashmë janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë për procedurë urgjente dhe qeveria duhet t’i pranojë:

– Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% do të sjellë ulje të faturave për 13% menjëherë dhe kursim prej 400 denarë në muaj për qytetarët!
– Shfuqizimi i TVSH-së për ushqimin do të çojë në uljen e çmimeve për mbi 250 kategori dhe qytetarët do të kursejnë deri në 2.000 denarë në muaj.

Aplikimi i plotë i masave të LSDM dhe Ligji për praktikat tregtare të pandershme do të sjellin ulje të çmimeve për 30%.

Qytetarët meritojnë mbështetje, dhe këto masa të LSDM janë mënyra e duhur për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe uljen e faturave për energjinë elektrike“, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

Gjyla Halili

Vazhdon paqartësia me Ilire Dautin! Partia ia ka lënë në dorë që të vendos çfarë do të bëjë pas interpelancës

Gjyla Halili

Mexhiti takon strukturat e qendrës së votimit 7 Marsi: Fryma e fitores ja Vlen, bashkërisht që fitoren ta bëjmë historike

Gjyla Halili