AKTUALE

Lloga: Moralistët e rrejshëm të Vlen-it veprojnë nën urdhëra të VMRO-DPMNE-së

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook shkruan se “moralistët” e VLEN-it po veprojnë nën urdhërat e VMRO-DPMNE-së.

Lloga shkruan se VMRO-DPMNE-së nuk i përshtaten njerëzit korrekt ndaj do të kërkoj që të njejtët të ndryshohen edhe nëpër komunat më të cilat drejtojnë kuadro të Vlen-it.

Reagimi i plotë:

E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve.
Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në.
*Jo be shoc, nuk është e vërtetë/fantashkencë

https://www.facebook.com/KrenarLloga.ASh/posts/408360618854201?ref=embed_post

Banner

Related posts

Sot vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës Jetimat e Ballkanit

Gjyla Halili

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Gjyla Halili

Gashi: Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët

Gjyla Halili