AKTUALE

Lladrovci uron mësuesit: Kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e vitit, qoftë e mbushur me falënderime e nderime për punën Tuaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar mësueset dhe mësuesit me rastin e ditës së tyre, duke theksuar që “kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e vitit, qoftë e mbushur me falënderime e nderime për punën Tuaj”.

Deklarata e plotë e Lladrovcit për Ditën e Mësuesit:

Mësuese e mësues të dashur,
Gëzuar Dita e mësuesit!
Kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e vitit, qoftë e mbushur me falënderime e nderime për punën Tuaj, angazhimin dhe përkushtimin për profesionin më të dashur, mësuesinë.
Në këtë ditë të veçantë, nderojmë mësuesit të cilët zhvillojnë betejën për dije te nxënësit, njëherësh, kujtojmë me nderim mësuesit dëshmorë e martirë, të cilët pa ndërprerë, edukuan, arsimuan dhe mbollën farën e dijës, atdhetarizmit dhe përparimin e atdheut.
Sot, me nderim kujtoj dy mësues të familjes, heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovcin dhe Jahir Lladrovcin, të cilët misionin e tyre të shenjtë të mësuesit e zëvendësuan me misionin e çlirimtarit, për të mbetur shembuj atdhetarizmi për gjenerata.
Mësuese e mësues të dashur, angazhimi ynë për kushte dhe mundësi për të ushtruar profesionin Tuaj, është prioritet i parë i qeverisjes tonë lokale, andaj, edhe sukseset Tuaja në nivel nacional janë për çdo lëvdatë dhe na bëjnë krenar.
Përgjithmonë mirënjohës, gëzuar Dita e mësuesit!

https://www.facebook.com/share/p/14Yj2u1Uo3/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

admin

Bujar Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë, në Shkup

Gjyla Halili

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Gjyla Halili