SHQIPËRI

Lista e Europol me 45 personat më të kërkuar në Europë, mes tyre 2 shqiptarë

Banner

Europol ka përditësuar së fundmi, listën me 45 personat më të kërkuar nga e gjithë Evropa. Të vetmit shqiptarë në listën “Most Wanted” janë Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati…

Europol ka përditësuar së fundmi, listën me 45 personat më të kërkuar nga e gjithë Evropa.

Të vetmit shqiptarë në listën “Most Wanted” janë Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati Suç i Matit dhe Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra.

Aleks Burreli, i cili njihet edhe me emrin Gani, është në kërkim ndërkombëtar nga Qipro për vrasjen e një biznesmeni qipriot, dhe jo vetëm, më 23 qershor 2016.

Në atë kohë 55-vjeçari Burreli hapi zjarr drejt një tavoline në një restorant ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, duke e lënë të vdekur në vend bashkë me 2 persona të tjerë në tavolinë, dhe 2 të tjerë të plagosur. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vrarë Jani Vogli, në atë kohë 41 vjeç, bashkëpunëtor i Burrelit.

Kurse Edinjo Pulti 37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. Më 2 gusht 2020 ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, u përleshën në qendër të qytetit.

Sipas Europol, Pulti goditi disa herë me thikë dy persona, njërin prej tyre në bark.

Related posts

“Foli shqip me homologun spanjoll”, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm

admin

Një ndër kryebashkiakët më të pasur, zbulohen pronat e Safet Gjicit në Tiranë

admin

Prezantohet lista e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj: Fitojmë 40 mandate, i ftoj qytetarët të shohin kush punon për ta

admin

Leave a Comment