AKTUALE

LDK në fazën finale të përfundimit të programit “Rruga e Re”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kalon një tjetër etapë në zhvillimin e programit të saj, “Rruga e Re”, në një mbledhje dyditore, që pritet të jetë vendimtare për lansimin zyrtar të programit në muajt në vazhdim.

Në këtë mbledhje, ekspertë partiakë të LDK-së po bëjnë prezantime të hollësishme për sektorët kryesorë të programit, të cilat më pastaj po komentohen dhe po marrin sugjerime nga pjesëmarrësit.

Mbledhja ka përfshirë një spektër të gjerë të pjesëmarrësve, nga deputetë, kryetarë dhe zyrtarë të komunave të ndryshme, deri te anëtarë të përgjithshëm të partisë.

Kjo mbledhje, e udhëhequr nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është rezultat i një procesi të gjatë dhe të hollësishëm konsultativ me ekspertë të ndryshëm, si brenda ashtu edhe jashtë strukturës së partisë.

“Rruga e Re” po hartohet si një platformë e qëndrueshme dhe e gjithëpërfshirëse që adreson sfidat dhe mundësitë të cilat i ka Kosova.

Zyrtarë të LDK-së bëjnë të ditur se detaje do të prezantohen zyrtarisht gjatë muajve në vazhdim, duke i dhënë një formë të plotë dhe të detajuar vizionit të partisë për të ardhmen e Kosovës./kp/

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme

Gjyla Halili

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Visar Ganiu: Paska dal në Çair falsifikatori i thirrjes akademike Arbër Ademi!? (VIDEO)

Gjyla Halili

Leave a Comment