AKTUALE

Lindon Gjelaj: Komuna e Tuzit themelon shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka njoftuar se është themeluar zyrtarisht Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Tuzit, një strukturë e re që synon rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Siç ju kemi premtuar, Komuna e Tuzit po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë, tha Gjelaj.

Me kënaqësi ju njoftoj se është themeluar zyrtarisht Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Tuzit, një strukturë e rëndësishme që do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë, duke reaguar në raste emergjencash, zjarresh, aksidentesh dhe situatash të tjera që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale.

Ky është një premtim i përmbushur ndaj qytetarëve tanë dhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një komunë më të sigurt, më të organizuar dhe më të gatshme për t’u përballur me çdo sfidë.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti dhe sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të mirën e Malësisë.

I dëshiroj suksese komandantit Rexhep Çunmulaj, dhe stafit të tij në këtë mision të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Malësia po ndryshon, deklaroi Gjelaj.

Banner

Related posts

Serbi/ Studentët të vendosur për vazhdimin e protestave

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në konferencën rajonale në Shkup: Mali i Zi lider në procesin e integrimit evropian

Gjyla Halili

Bexheti: Mickoski sillet sikur Gjykata Kushtetuese është pronë e tij, ai tallet me interesat shqiptare

Gjyla Halili