AKTUALE

Izet Mexhiti:10 vite Krenari,10 vite nga kur Gruevski drejtoheshte “Deharovcit” dhe “Mexhitovcit” nëse duan komuna shqiptare le të shkojnë në Shqipëri

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti me rastin e jubileut të 10 të komunës së Kërçovës ku dhe ishte i pranishëm, ka uruar qytetarët e Kërçovës dhe Kryetarin Dehari.

“10 vite nga fushata kur Gruevski në pafuqi për ta ndalur vullnetin e popullit shqiptar na drejtoheshte që “Deharovcit” dhe “Mexhitovcit” nëse duan komunë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri”, ka theksuar Mexhiti

Ja postimi i plotë:

10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare,
10 vite nga momenti kulminant i ngritjes së flamurit kombëtar,
10 vite nga momenti që administrata komunale njëherë e përgjithmonë filloi të frymojë shqip,
10 vite nga fushata kur Gruevski në pafuqi për ta ndalur vullnetin e popullit shqiptar na drejtoheshte që “Deharovcit” dhe “Mexhitovcit” nëse duan komunë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri.

Banner

Related posts

Ilire Dauti: Mirupafshim sot në Gostivar

Gjyla Halili

Nënshkruhet marëveshja, RMV hyn në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian

admin

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve të huaj të cilët kërkuan nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë

admin

Leave a Comment