AKTUALE

Limani për çerdhet në Likovë dhe Haraçinë: Ministria përmbushi obligimet e saja, radhën e kanë kryetarët e komunave

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me funksionimin e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë. Sipas Limanit, tashmë u mbetet kryetarëve të komunave të vendosin se kur do të fillojnë me punë këto objekte për përkujdesje të fëmijëve parashkollorë.
“I kam nënshkruar edhe pëlqimet, ua janë ofruar atyre, arsyet se pse nuk hapen çerdhet është çështje me të cilën por edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata por mendja ma merr se ato si kryetarë komunash i din hapësirat, mundësitë që i kanë. Unë jam këtu për t’u ndihmuar në të gjitha aspektet që të cilat lidhen me ministrinë tonë. U kam thënë edhe atëherë, po e përsëris, apeloj edhe sot për të gjitha kërkesat që i kanë ato, qofshin për punësimet e reja ose për projekte të reja ne jemi të hapur”, deklalroi Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.

Banner

Related posts

Krasniqi: Për të zgjedhur kryeparlamentarin është përgjegjësia e atij që propozon

Gjyla Halili

Rama e nis ditën me lajmin e mirë, fisha diabeti falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

admin

Ministria e Bujqësisë e RMV-së shpërndan subvencione prej 302 milionë denarë për 13,440 fermerë në pemëtari dhe hortikulturë

Gjyla Halili