AKTUALE

Ligji për arsimin e mesëm, Toska nga BDI: Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, dënon përpjekjet e qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore, përcjell TV21. Dijana Toska nga BDI tha se, ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin e mesëm përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etni

“BDI dënon me ashpërsi përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore që synojnë krijimin e supremacisë etnike dhe minimin e barazisë multi-etnike, që është thelbësore për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin e mesëm, të cilat ndër të tjera parashikojnë:

– Përdorimin asimetrik të gjuhës dhe alfabetit në në dokumentet pedagogjike,

– Zhvillimin e aktiviteteve kulturore vetëm në frymën e traditës maqedonase dhe historisë nacionale, duke margjinalizuar kulturën dhe kontributin e komuniteteve të tjera etnike në vend.

– Paragrafët që përjashtojnë identitetin multi-etnik në shkollat e mesme dhe promovojnë një dominim të një narrative të njëanshme etnike, duke shkelur barazinë e garantuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta.

Këto dispozita përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etnik, që bie ndesh me frymën dhe qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë”, tha Dijana Toska.

Banner

Related posts

42 vite marëdhënie diplomatike me Japoninë, Rama dhe homologu japonez deklaratë të përbashkët: Firmosëm marrëveshje për ngritjen e dhomës së tregtisë

admin

Akuzat ndaj Kreshnik Bektshit, Ahmeti: Nëse dal në rrugë nuk ka kthim prapa

Gjyla Halili

Aktakuza ndaj Radoiçiç dhe të tjerëve përmendet në raportin e DASH-it

Gjyla Halili