AKTUALE

Lëvizja Demokratike zgjedh komisionin qendrorë zgjedhorë në Komunën e Tearcës

Sot, në Komunën e Tearcës, në prani të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Lëvizjes Demokratike, u zhvillua procesi i përzgjedhjes së Komisionit Komunal Zgjedhor të Tearcës. Ky komision ka për detyrë të koordinojë dhe mbikëqyrë të gjitha proceset zgjedhore në këtë komunë, duke garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të rregullt.

Për anëtar të Komisionit Komunal, që do të jenë përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e detyrave zgjedhore në përputhje me statutin e partisë, u emëruan individët me integritet të lartë dhe përvojë profesionale:

• Erzan Elezi – Kryetar
• Selma Arifi – Anëtare
• Islam Xhelili – Anëtar
• Sejfulla Mustafi – Anëtar
• Festim Jashari – Anëtar

Banner

Related posts

Komuna e Kërçovës ndan 600.000 denarë për familjet që pësuan në tragjedi në Koçan

Gjyla Halili

Adis Ismaili, zgjedhet Kryetar i Nëndegës Beliçica – Gostivar.

Gjyla Halili

Tensione të rrezikshme etnike në Maqedoninë e Veriut – reagim i fortë nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC)

Gjyla Halili