AKTUALE

Blerim Bexheti: BDI ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e vlerave kombëtare dhe euroatlantike

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, me rastin e 23 vjetorit të themelimit të BDI-së, ka shkruar se “BDI ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e vlerave kombëtare dhe euroatlantike”.

Sot, në manifestimin madhështor të 23-vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim, kremtojmë rrugëtimin e një force politike që u themelua nga vullneti i popullit dhe qëndroi gjithmonë në shërbim të tij, ka shkruar Bexheti.

Postimi i tij:

23 vite bashkë – 23 vite përparim dhe vizion!

Sot, në manifestimin madhështor të 23-vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim, kremtojmë rrugëtimin e një force politike që u themelua nga vullneti i popullit dhe qëndroi gjithmonë në shërbim të tij.

23 vite përkushtim.
23 vite vendimmarrje.
23 vite bashkë – me qytetarët, për qytetarët.

BDI ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e vlerave kombëtare dhe euroatlantike. Falënderojmë çdo anëtar, çdo aktivist dhe çdo përkrahës që është pjesë e këtij kapitulli të rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët.

Urime 23-vjetori, Bashkimi Demokratik për Integrim! 💙
E ardhmja na thërret!

Banner

Related posts

Sot pasdite mbahet “Marshi i nëntë” në Koçan

Gjyla Halili

ASH: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhëtinë ndaj Besa Kadriut

Gjyla Halili

Protesta e PD, Braçe: Të bllokosh Tiranën është kundër interesit publik

Gjyla Halili