AKTUALE

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës

Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë.

Kështu bëri të ditur KFOR-i, përmes një postimi në Facebook.

“Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut të caktuar në Komandën Rajonale Perëndimore, të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë kryer patrullime të motorizuara në komunën e Rahovecit për disa ditë”, ka njoftuar KFOR-i.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Ahmeti: Kosova u çlirua nga gjaku, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe NATO-s

Gjyla Halili

Bekteshi: Çdo investim i cili ndodh nga mërgimtarët në Маqedoninë e Veriut do të mbeshtetet deri në 1 milion euro

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin