AKTUALE

Lëvizja BESA: Llopata e parë e “kryeministrit teknik” në Sellcë – mashtrimi i parë i tij!

Jemi në prag të zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare, si çdo herë edhe kësaj radhe partia shqiptare në pushtet BDI, mundohet që shqiptarëve t’u ofroj diçka që se bëri për 20 vite pushtet. Gurthemeli i Shkollës së Sellcës, nuk është asgjë tjetër pos njjë gurthemel para zgjedhor për të fituar më shumë vota në zgjedhje. Qytetarët shqiptar, por edhe banorët e Sellcës, ishin dëshmitar se si BDI i gënjeu për 20 vite dhe nuk e ndërtoj shkollën. BDI duke gënjyer nga viti në vit, rinia shqiptare iku nga vendlindja e tyre duke marr rrugën e gurbetit për shkakë të varfërisë ekstreme që sollën LSDM dhe BDI.
Llopata e “kryeministrit teknik” është mashtrimi i parë për këto zgjedhje. Do të shohëm edhe shumë projekte tjera “famoze”, por përfundimin dihet se si do e kenë. Edhe ky gurthemel do të jetë i ngjajshëm me objektin e papërfunduar të shkollës në Sellcë.
Lëvizja BESA vlerëson se qytetarët shqiptar, kësaj radhe e kanë ndarë mendjen se ndryshimi është shumë afër dhe se me 8 Maji në mënyrë shumë demokratike, populli do të deligjitimoj mashtruesit dhe gënjeshtarët që nuk bë asgjë për të hapur vende pune, për të forcuar ekonominë por ata u kujdesëm vetëm për xhepat e tyre dhe të familjarëve të Ali Ahmetit (Soravia).

Banner

Related posts

MESAZHI I MUFTIUT, H. SABAHUDIN EF. ZENDELI PËR MUAJIN E RAMAZANIT 2024/1445 H.

Gjyla Halili

VLEN: Veting për Sadulla Durakun, njeriun që u ul në të gjitha funksionet!

Gjyla Halili

Bexhet Pacolli i pakënaqur nga Komuna Çair, paralajmëron tërheqjen

admin