AKTUALE

LD: Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se radhëve të kësaj partie i është bashkuar, kryeshefi i repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltar në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e LD-së.

Të dashur qytetarë,

Të nderuar aktivistë të Lëvizjes Demokratike,

Me kënaqësi Ju njoftojmë që në rradhët e Lëvizjes Demokratike na shtohet një person me virtyte të larta dhe profesional në veprimtarinë që e ushtron.

Bëhet fjalë për Kryeshefin e repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltarë në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës.

Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Gostivari: Në Pranverë shkojmë detyrimisht në Zgjedhje të Jashtëzakonshme

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në bashkëbisedim me banorën e Lubin: Vendosshmëri juaj tregon për fitoren madhështore të 8 Majit

Gjyla Halili

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili