AKTUALE

LAJMI I FUNDIT: Ky është i riu që u gjuajt me disa plumba në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina është i riu që pak minuta më parë është plagosur rëndë në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar, shkruan gazeta KOHA.

Persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit, ndërsa plagë ka në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.

Alajdini është dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit, ndërsa nuk jepen infomacione nëse i njëjti i ka mbijetuar apo jo plagëve. Informatat tek të cilat ka arritur KOHA rregojnë se rreth dy javë më parë, i plagosuri i sotëm ka patur një zënkë me disa persona, prandaj hetimet do të drejtohen rreth kësaj ngjarje.

Ndryshe, Alajdini është djal i të ndjerit Nazmi Sulejmanit – Komandant Arusha nga Haraçina.

Banner

Related posts

Nikolloski: Janë lëshuar në shfrytëzim 17 km të autostradës Gostivar-Bukojçan

Gjyla Halili

Zgjedhjet lokale, deputetët do të pauzojnë nga seancat plenare – njoftoi Gashi

Gjyla Halili

BDI drejt reformave të brendshme? Priten ndryshime dhe emra të rinj në parti

Gjyla Halili